Lajmet e fundit

Hoxhë i respektuar. Ushtar i UÇK-së që dha gjymtyrë për Kosovën. Një Anton Qettë i ditëve të sotme që pajtoi qindra individë e familje ndër vite. Ky është Hoxhë Fatmir Latifaj.
Në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja, prindërit e Hoxhë Latifaj rrëfyen se si e morën lajmin që djali i tyre kishte humbur dorën gjatë luftës, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk e kam kuptuar deri vonë. Neve na ndoqën policia, shkumë në Krujë, dhe nuk dishim asgjë për djalë. Nuk e dishim a është gjallë a i vdekur. I vinin shoqëria, thosha pse Fatmiri nuk erdh? Nëna u mërzitke për evlad. Një ditë na kish shkru një letër, erdhi Xhaferi [babai] dhe tha qe një letër nga ka çu Fatmiri, po thotë se është shëndosh e mirë. Por unë në letër e vërejta që uu qysh me shkru Fatmiri kështu? Tash nuk është e mundur që Fatmiri me shkru këtë letër. Nuk besojsha, nuk e disha çka ka ndodh”, tha nëna e Fatmirit, Selvetja.
Edhe babai i hoxhës, Xhaferi, tha se nuk ishin në dijeni se çka kishte ndodhur me djalin e tij, ani pse disa letra ua kishte dërguar.
Ndërkohë, nënë Selvetja zbuloi momentin kur e pa djalin e saj pa një dorë.
“Kur erdh Fatmiri, dorën në xhep, edhe buzën.. tha Xhaferi koke plagos, të tjerët po më thonë që ka bërë ndeshje. Thash jo ndeshje po paska qenë në luftë, po thash hallall i qoftë edhe gjini që ia kam dhënë, edhe nisim të qajmë. Momente të vështira, të rënda, por edhe gëzim e krenari”, u shpreh ajo.