Molliqaj: Zgjedhjet e sotme, argument i ri i Vuçiqit për Asociacionin NULL NULL 23.04.2023 22:37 23.04.2023 22:37 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sot kryeministri Albin Kurti ka dashtë të tregoj se edhe në veri ai mund të mbajë zgjedhje. “Për të më e rëndësishme është të arsyetoje pushtetin e vet sesa të trajtojë veriun më shumë sesa çështje sigurie dhe e mungesës së rendit e ligjit”. “Çështja e veriut është çështje politike. Prandaj duhet të trajtohet politikisht. Deri tani, veprimet e pushtetit kanë qenë të gabuara e shpesh herë të rrezikshme. Në fund, zgjedhjet e sotme janë argument i ri i Vuçiqit për të ushtruar presion rreth krijimit të Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social Facebook.
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023