21:39, 22 Shtator 2019

Dardan Molliqaj nga PSD ka vlerësua se kjo parti në bashkëpunim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë ndërtuar koalicionin e fitores.
Në Analizën Zgjedhore ai përmendi tre elementet e krijimit të këtij koalicioni parazgjedhor.

“Së pari ishte bashkëpunimi në disa prej temave të rëndësishme të momentit. E dyta ishte ajo që ne e konsiderojmë si të rëndësishme sepse bashkimi i forcave AAK-PSD e fuste në gare këtë koalicion për të qenë i pari dhe e treta fuqia realizuese e këtij bashkimi ishte e madhe në kuptimin e realizimit të programit”.

Molliqaj gjithashtu tha se kishte edhe opsione tjera për garën zgjedhore te PSD-së.

“Kishte opsione të tjera kishte edhe diskutime të brendshme. Ishte opsion edhe të shkonim vet në zgjedhje”.

“Ka pasur zëra në PSD që kanë besuar se do të duhej të ndërtohej një koalicion i spektrit të majtë, te cilin e kam kundërshtuar fuqishëm”.

“Zërat ne PSD ishin të arsyes ku mendoj të ndërtoheshin koalicionet ideologjike, mendoj që kishin vullnet të mirë por e injoronin gjendjen faktike”.

Molliqaj theksoi se koalicioni AAK-PSD është opsioni më i mirë, pikërisht ngase qeverinë e re e pret dialogu me Serbinë.

“Për mua janë tre opsione që po i ofrohen Kosovës. Është LDK-ja që mendon se përmbyllja e procesit të dialogut, zgjidhja më e mirë dhe kompromisi që mund ta bëjmë është asociacioni, zajednica – sido që doni të quajmë. LDK e përfaqëson këtë koncept të ndërtimit të konsensusit dhe kompromisit në raport me Serbinë”.

“Linja e dytë është linja e ndërrimit të territoreve, që zëshëm e përfaqëson presidenti Hashim Thaçi dhe fshehtazi PDK-ja. PDK po e din që kjo qeveri është ekskluzivisht për dialogun, e ata po flasin për luftimin e korrupsionit. Jo që korrupsioni nuk është problem, por po e përdorin si mashtrim për me ikë prej temës”.

“Koalicioni ynë është i duhuri sepse e përfaqëson opsionin e tretë, bukur të zorshëm dhe vështirë ta mbajmë deri në fund. Taksa që nuk është vendos me këtë qëllim por ka përfunduar këtu – taksa u vendos si një reagim ndaj veprimeve të Serbisë por ka përfunduar në qellim të ri – në njërën anë e ka penguar Thaçin dhe dialogun në këtë drejtim në anën tjetër e ka faktorizuar Kosovën. Opsioni ynë është që përmes taksës me e ngritë vlerën e Kosovës në përballje me Serbinë dhe oferta e Kosovës më e madhe në këtë kompromis me qenë tregu”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë