Molliqaj: Kurti u dorëzua, pranoi marrëveshjen me Asociacionin në qendër NULL NULL 27.02.2023 21:07 27.02.2023 21:07 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë pas takimit të sotëm trepalësh midis kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq, dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që Kurti është dorëzuar. “Albin Kurti u dorëzua. E pranoi marrëveshjen. Borell e konfirmoi këtë zyrtarisht e publikisht”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook. “Ambasadori i Kosovës lëshoi FAKE NEWS përmes mediumit ku ka punuar, në funksion të propagandës së pushtetit”. Molliqaj tha se Kosova tash edhe zyrtarisht është e obliguar ligjërisht që ta pranojë një marrëveshje të dëmshme me Asociacionin në qendër. “E Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”. “Ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera. Por ditëve në vijim do të vazhdojë rezistenca qytetare kundër kësaj marrëveshjeje”. “Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 14 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 17 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 18 orë më parë