Molliqaj: Kadri Veseli po luan lojë të ndytë, dëshiron konflikt fizik mes deputetëve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Molliqaj: Kadri Veseli po luan lojë të ndytë, dëshiron konflikt fizik mes deputetëve

NULL NULL
13/10/2015

“Qëllim i Kadri Veselit është për të krijuar konflikt fizik në Kuvend”, ka deklaruar Dardan Molliqaj në Zona B të Klan Kosovës.

Ai tha se “Kadri Veseli është duke bërë një lojë të ndytë politike”.

“Si mundet një kryetar serioz të lejojë votimin e ligjeve në atë ambient. Ky ka qenë qëllim i zotit Veseli, për të krijuar konflikt fizik në Kuvend. Konflikti fizik mes deputetëve nuk është zgjidhje dhe këtë po e dëshiron Veseli”.

“Ai i ka dy rrugë”, ka thënë Molliqaj, “mos ta thërras më Kuvendin derisa të tërhiqen nga marrëveshjet ose ta largojë opozitën, gjë që mendoj që është gabim”.

Veprimet e fundit në Kuvend vijnë pas “rezultatit manipulativ të kryetarit të Kuvendit”.

“Ai, ose është dashur ta ndërpresë seancën, pasi nuk dëshiron t’i largojë deputetët nga salla ose t’i largojë me sigurim”, pohoi Molliqaj.