Molliqaj: Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, është Albin Zajednica NULL NULL 25.03.2023 15:04 25.03.2023 15:04 Kryetari i PDS-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve, në protestën e organizuar nga kjo parti, për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit. Ai ndër të tjera është shprehur se Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes dhe siç u shpreh ai, është “Albin Zajednica”, përcjell Klankosova.tv. “Albini ia ka ndërruar mbiemrin vetes, nga Kurti, Albini sot e ka mbiemrin Zajednica dhe është Albin Zajednica”, u shpreh ai. Molliqaj tha se kanë hedhur tym të zi para qeverisë, për shkak se ajo paraqet zymtësi, përcjell Klankosova.tv. “Unë besoj që refuzimi i marrëveshjes së ripërcaktimin të kufijve, duke e etiketuar Shtëpinë e Bardhë, duke e përjashtuar Luginën e Preshevës dhe në anën tjetër duke e pranuar Zajednicën në vilën e Titos nuk është e rastësishme, sepse kur e refuzon ripërcaktimin të kufijve, automatikisht e refuzon bashkimin, ndërsa kur e afirmon Zajednicën, s’ka si, përpos që me afirmu nostalgjinë ndaj Titos”. “Prandaj, ajo që tani po bëjmë është tym i zi, sepse ne vlerësojmë që kjo qeveri, ia ka zymtësu perspektivën e Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023