Molliqaj: Administrata Trump më skandalozja deri tani NULL NULL 20.10.2020 22:56 20.10.2020 22:56 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti ka gabuar që ka dalë hapur të përkrahë një kandidat për president të SHBA-së. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai mes tjerash u shpreh edhe se administrata Trump ishte me skandalozja në të gjitha drejtimet dhe se nuk po e përkrahë as Joe Biden për postin e presidentit atje. “Kurti kur mendon që po e mbështesin amerikanet është me ta, kur mendon që nuk po e mbështesin nuk është me ta. Ju e patë se ça bëri këto ditë, doli dhe tha që e mbështetë një kandidat për zgjedhjet në Amerikë”. “Tani po e mbështetë Biden se i ka humb të gjitha lidhjet e mundshme me Trumpin dhe thotë të hyj ‘all in’, kshtu që nëse fiton, fitoj sadopak, e nëse humb, ashtu e kam humbjen e sigurt’”. “Kurti ka zgjedhur të jetë në një linjë me Gjermaninë e cila e sabotonte administratën Trump kudo qe mundte në politikën e saj të jashtme. Kurti nuk është prishur me amerikanët, por amerikanet kanë hequr dorë të punojnë me Kurtin për shkak se e kanë parë që është duke i sabotuar”. “Kurti s’ka qenë kundër marrëveshjes së Washintonit, por kundër tendencës, përvojës, takimeve në Washington dhe me tentu me bë marrëveshje. E ka sabotuar deri edhe me kushtin që ta humbë edhe pushtetin për ta sabotuar atë proces”. “Është kryeministri i parë i një vendi që e ka Amerika mik dhe që del e thotë ‘më ka rrëzuar Amerika’. Këtë e ka deklaruar në krejt mediat ndërkombëtare. Këtë e bëri se e humbi andej dhe deshi të krijojë miqësi me ata të cilët kanë probleme me Amerikën e në veçanti me administratën Trump”. “Për faj kryesisht të administratës Trump ka ndodhur një irritim e pezmatim i faktorit perëndimor joamerikan, kryesisht evropian, të cilët kanë problem me qasjen e Trump, dhe Albini deshi të bëhet aleat i krejt këtyre në luftën që e kishte me Grenellin, pra ishte pozicionim strategjik, por për kuptimin vleror dhe historik të Kosovës ishte gabim i madh”. “Na është bërë e ditur se kushdo që e kundërshton procesin e dialogut do të jetë armik i SHBA-së dhe do të luftohet, pra me lufte diplomatike, ajo që na ndodhi tash”. “Me aq sa e mbaj mend unë, administrata Trump ishte me skandalozja në të gjitha drejtimet, kryesisht presidenti”. “Unë jam kundër edhe ndaj Biden. Le të zgjedhin amerikanë se kë e duan për president, por s’është zgjidhje as njëra e as tjetra, kjo i bie si ‘a po e don Albinin apo Hashimin, pra as njërin e as tjetrin”. “Nuk kam sugjerim se kujt t’i japin votën shqiptarët që jetojnë në SHBA, po të kishte qenë Bernie Sanders do t’i sugjeroja për të”. “Ne si parti kemi bërë një zhvendosje majtas se besojmë që në Kosovë shumë shpejt ka për t’u kuptuar që s’ka qenë korrupsioni ose ligji problem, por pabarazia. Pabarazia dhe shfrytëzimi është problemi më i madh”. “Taksa në Kosovë është thuajse e sheshtë dhe shumë e vogël. Tatohen 10 përqind si ata që i fitojnë një milion si biznes dhe si ata me 1.000 euro. Në Kosovë nëse flet me shumicën e njerëzve, thonë se nuk po kanë punëtore, por nëse flet për punëtore thonë se nuk munden të punojnë se ndihen të shfrytëzuar se s’kanë kontratë, s’paguhen tatimet per ta, etj. Pra, punëtori ka nevojë për punë, por nuk shkojnë të punojnë se ndihen të shfrytëzuar”. “Në këtë vend, problemi është ekonomik para atij ligjor. Duhet të trajtohet më mirë shpërndarja e drejtë e parasë. Tërheqja e investitorëve nuk ka të bëjë vetëm te ulja e taksave”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024