Moldavia mohon akuzat e Rusisë për sulm në Transnistria - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moldavia mohon akuzat e Rusisë për sulm në Transnistria

NULL NULL
24.02.2023 09:28
Maia Sandu, presidente e Moldavise

Liderët pro-evropianë të Moldavisë kanë mohuar deklaratat e Rusisë se po planifikon të sulmojë territorin pro-rus të shkëputur të vendit dhe bënë thirrje për qetësi.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi, pa asnjë provë, se sabotuesit ukrainas do të organizonin një pushtim të Transnistrisë të veshur si ushtarë rusë si një pretekst për një pushtim ukrainas.

Por, Moldavia ka paralajmëruar për javë të tëra se Rusia po planifikon të marrë pushtetin.

Dhe zyrtarët hodhën poshtë pretendimet e Rusisë si “psy-ops” si pjesë e luftës.

“Ministria e mbrojtjes beson se është një element i një operacioni psikologjik dhe jo një plan real,” tha sekretari i shtetit Valeriu Mija.

Kurse, presidentja moldave Maia Sandu, në një vizitë në Rumani, foli për sfida të paprecedentë të sigurisë përpara, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

“Disa donin që vendi jonë të binte dhe të instalonte në Kishinau një qeveri kukull, të skllavëruar ndaj interesave të Kremlinit,” tha ajo.

Moldavia nuk është pjesë e NATO-s, por qershorin e kaluar iu dha statusi i kandidatit në BE në të njëjtën ditë me Ukraina. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësja moldave u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden, i cili premtoi të mbështesë sovranitetin e vendit të saj.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.