Mojsiloviq nuk e pranon se Radojiçiq u stërvit në bazën më të madhe në Serbi NULL NULL 02.10.2023 13:14 02.10.2023 13:14 Shefi i shtabit të ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq, ka thënë se Milan Radojiçiq nuk ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në “Posuljanske Livade” (Livadhet e Pasulit), në një nga bazat më të mëdha. Sipas tij, Radojiçiq nuk iu përgjigj ftesës edhe pse ishte ftuar disa herë. “Ai nuk e ka gjuajtur asnjë plumb, ai nuk e ka gjuajtur asnjë granatë. Dhe çka bën Radojiçiq në pronën e tij private, nuk është çështja e ushtrisë serbe”, tha shefi i ushtrisë së Serbisë. Milan Mojsiloviq, në anën tjetër deklaroi se nuk ka shtim të gatishmërisë por vetëm rritje të aktiviteteve në “Zonën Tokësore”. Sipas tij, janë angazhuar 4 mijë e 500 ushtarë. Në anën tjetër, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të dielën ka dalë në një konferencë për shtyp, një javë pas u vra rreshteri Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serbë. Sveçla, mes tjerash potencoi se sulmi terrorist nga ana e Serbisë kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte me lidhjen e shtetit serb, Aleksandar Vuçiqit, me sulmin në Basnjskë të Zveçanit, ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh Sveçla “Me qëllim të organizmit të këtij qëllimi, institucionet e Serbisë kanë organizuar kapacitete ushtarake, logjistike, ushtarake, financiare”. “Sot do të shohim në video dhe fotografi, jo vetëm sulmin në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit”. “Në këtë tentim të aneksimit të veriut, janë angazhuar drejtpërdrejti presidenti Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeqeviq shefi i komandës ushtarake Milan Milojseviq”. Ai theksoi se pamjet i kanë siguruar nga nga dronët që kanë konfiskuar. “Përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kapaonik, këto pamje janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar një javë më parë”. Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës, ku më 24 shtator u vra Afrim Bunjaku. Kurti tha se grupi terrorist kishte stërvitur në bazën ushtarake “Posuljanske Livade”, katër ditë para sulmit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë 19 minuta më parë
Kosova Sindikata e Policisë kërkon që t'u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje 36 minuta më parë