Mohurinho: Jam më i mirë sesa kam menduar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mohurinho: Jam më i mirë sesa kam menduar

NULL NULL
17/12/2015

Trajneri tashmë i shkarkuar nga Chelsea, Jose Mohurinho e ka përshkruar periudhën e tij të keqe në udhëheqje tek The Blues si një proces të mahnitshëm që ka mësuar shumë nga ai.

Portugezi ka thënë kështu pak para vendimit për shkarkimin e tij, i cili erdhi vetëm tetë muaj pasi i siguroi Chelseas titullin e kampionit.

“Mendoj se është një përvojë e mirë. Një përvojë që ndoshta ka ardhur vonë, pas 15 viteve”.

“Është një proces mësimi. Për mua. Për lojtarët. Mendoj se di gjithçka, kam shumëçka për të zbuluar. Kjo periudhë ishte e rëndësishme për mua. Jam më i mirë sesa kam menduar”, ka thënë Mohurinho.

Kështu sot pronari rus i Chelseas vendosi që ta shkarkojë Mohurinhon nga pozita e trajnerit pasi nuk arriti që sivjet të mbajë skuadrën në krye të tabelës, transmeton Klan Kosova.