Mohurinho: Dua të qëndroj NULL NULL 10/05/2015 10/05/2015 Trajneri Jose Mourinho është shprehur se ai nuk do të largohet nga Chelsea, vetëm nëse këtë ia kërkon presidenti Roman Abramovich. Ai tha se ndjehet mirë tek Chelsea dhe nuk do të largohet. “Nuk qëndrova tek Interi sepse nuk doja. Nuk qëndrova tek Real Madridi sepse nuk doja. Dua të qëndroj tek Chelsea, por jam në duart e presidentit Abramovich”, tha Mourinho. Mourinho tha se Abramovich nuk ka nevojë të shqetësohet për interesimin e klubeve të tjera për të. Poashtu, tha nuk do të kërkojë më shumë para për qëndrimin në klub. “Nëse ai më dëshiron mua, unë do të qëndroj. Kur ai nuk më dëshiron, atëherë do të largohem. Është shumë e thjeshtë për të, është shumë e thjeshtë për mua”, pohoi tekniku portugez.