Mohimi i qasjes në informacion, AIP-ja gjobit disa institucione (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mohimi i qasjes në informacion, AIP-ja gjobit disa institucione (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 03.05.2023 23:05
AIP-ja

Një ndër sfidat kryesore të gazetarëve vazhdon të mbetet mostransparenca e institucioneve publike dhe agjencive të pavarura.

Ndonëse Ligji për Qasje në Dokumente Publike iu garanton atyre qasje në informacionet dhe dokumentet zyrtare, kjo lehtësi nuk reflekton në praktikë.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucioni më jotransparent në vend.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, IKD ia ka drejtuar mbi 150 kërkesa për qasje në dokumente publike Këshillit Prokurorial dhe në rreth 70 raste i është mohuar e drejta e qasjes nga ky institucion.

Për më tepër, që nga pandemia COVID-19, mbledhjet e KPK-së vazhdojnë të jenë të mbyllura për mediat dhe shoqërinë civile.

Sipas Miftarajt, nuk qëndron asnjë arsyetim i KPK-së për mbylljen e këtyre mbledhjeve.

Gjendja hiq më e mirë, sipas gazetares së Shëndetsëisë, Arbeshë Uka, nuk është as në sistemin shëndetësor.

Kjo mbyllje ndaj mediave dhe publikut, sipas Ukës nuk i bën mirë as vetë institucioneve shëndetësore dhe gjendjes së këtij sistemi në përgjithësi.

Që nga marrja e mandatit për herë të tretë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka mbajtur asnjë konferencë dedikuar pyetjeve dhe çështjeve me interes për gazetarët.

Që e drejta e gazetarëve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për qasje në dokumente dhe informacione publike të respektohet nga institucionet dhe agjencitë e pavarura, po orvatet Agjencia për Informim dhe Privatësi.

E institucionet të cilat refuzuan të ofronin qasje në informacione e dokumente publike nuk shpëtuan pa u ndëshkuar nga kjo AIP.

Gjatë vitit të kaluar, kjo agjenci gjobiti katër institucione të cilat refuzuan të jepnin qasje në dokumente publike, ndërkaq vetëm në tremujorin e parë të këtij viti u shqiptuan pesë gjoba.