Mohammed Kudus kalon te Tottenhami NULL NULL 09.07.2025 18:20 09.07.2025 18:20 Tottenham Hotspurs ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e Mohammed Kudus për 55 milionë funte. Ylli ganez kishte preferuar vetëm Spurs-at këtë verë dhe tashmë do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me klubin londinez. Sipas raportimeve nga The Athletic, testet mjekësore janë caktuar për të enjten në Londër, pas çka pritet nënshkrimi i dokumentacionit zyrtar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.