Modriqi largohet nga Reali me gjashtë “Champions” por edhe me një katërshe nga PSG-ja NULL NULL 09.07.2025 23:35 09.07.2025 23:35 Pass 13 vjetësh të lavdishëm në “Santiago Bernabeu”, Luka Modriq ka zhvilluar sonte ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Real Madridit. Kroati hyri në pjesën e dytë të sfidës ndaj Paris Saint-Germain, e cila përfundoi me fitoren bindëse të francezëve 4:0, në gjysmëfinalen e FIFA Club World Cup. Ylli i Los Blancos ka arritur, mes shumë trofesh, ta fitojë plot gjashtë herë Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ai sot u largua dhimbshëm, me një humbje të thellë nga kampioni në fuqi i Evropës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.