Modriq jashtë fushës për katër javë, përfshirë edhe ndeshjen e parë kundër Cityt NULL NULL 28.04.2023 19:17 28.04.2023 19:17 Njëri ndër mesfushorët më të rëndësishëm të Real Madridit, Luka Modriq, do të jetë jashtë fushës për katër ndeshjet, dy prej të cilave janë shumë të rëndësishme për klubin. Kroati do të jetë jashtë planeve të Ancelottit edhe për ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Manchester Cityt në Champions League. Ai, do të jetë jashtë fushës edhe kundër Osasunës në finalen e Copa De La Rey, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, sipas JLSanchez, Modriq është shprehur i zhgënjyer për gjendjen e tij pas testeve mjekësore, sepse ai e di rëndësinë e ndeshjeve që do t’i humbë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS