Modriq: Ende më mungon Ramosi, më ndihmoi të përshtatesha me Realin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modriq: Ende më mungon Ramosi, më ndihmoi të përshtatesha me Realin

NULL NULL
02/07/2022

Lojtari i Real Madrid, Luka Modriq, ka thënë se i mungon ende ish-kapiteni i tij, Sergio Ramos, pas largimit të këtij të fundit vitin e kaluar.

Kroati tregoi se dyshja ende flasin me njëri-tjetrin çdo ditë, pavarësisht se luajnë larg nga njëri-tjetri.

“Të gjitha largimet e lojtarëve me të cilët ndani vite në një skuadër shumë të suksesshme janë të dhimbshme. Për të gjithë, pas nëntë vjetësh, Sergio u largua”, tha mesfushori.

“Që nga dita e parë që erdha, ai ishte afër meje, më ndihmoi të përshtatesha me Real Madridin, më inkurajoi. Ai besonte në potencialin tim. Ne u bëmë miq të shkëlqyeshëm, familjet tona u bashkuan, kaluam verën së bashku. Ne ende flasim me njëri-tjetrin çdo ditë, të paktën përmes mesazheve. Më mungon të jem me të, por kështu janë gjërat në futboll”, u shpreh Modriq.

Ramos i dha fund karrierës së tij të gjatë me Los Blancos, me të cilët ai arriti suksese të mëdha në klub gjatë dekadës së fundit në Spanjë dhe në Evropë, duke iu bashkuar Paris Saint-Germain në një transferim të lirë sezonin e kaluar.