Modric mbron Mbappen: Nuk do ta kryqëzojmë pas refuzimit të Real Madridit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Modric mbron Mbappen: Nuk do ta kryqëzojmë pas refuzimit të Real Madridit

NULL NULL
02/07/2022

Mesfushori Luka Modric thotë se nuk ka nevojë të “kryqëzohet” Kylian Mbappe për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridin dhe për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Mbappe dukej i destinuar të largohej nga PSG-ja në një transferim të lirë dhe t’i bashkohej kampionëve evropianë dhe spanjollë, por ai nënshkroi një kontratë të re me skuadrën franceze që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2025.

Ky lajm i francezit zemëroi shumë në Spanjë, pasi presidenti i La Ligës, Javier Tebas denoncoi zgjatjen e kontratës së Mbappes si “një fyerje për futbollin” dhe paraqiti një ankesë në UEFA për PSG-në.

Modric mbeti diplomatik në lidhje me vendimin e 23-vjeçarit për të refuzuar Real Madridin dhe thotë se klubi mund të lulëzojë pa të, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

“Mbappe vendosi ashtu siç vendosi, kjo është e drejta e tij dhe tani ai jeton me atë vendim. Ne vazhdojm”, tha ai për Sportske.

“Të gjithë menduam se do të vinte tek ne, nuk ndodhi dhe – tani çfarë? Epo, ne nuk do ta kryqëzojmë atë”, shtoi Modric.

“Mbappe është një lojtar i madh, por siç e përsëris gjithmonë, në çdo kontekst, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi. Reali është më i madhi, mbi çdo lojtar dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

“Kush e di se çfarë mund të ndodhë nesër, e lëre më pas tre apo katër viteve në futboll? Vetëm koha do ta tregojë”.