Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19 NULL NULL 30.11.2020 18:36 30.11.2020 18:36 Vaksina Moderna ka ofruar së fundi nivele shumë të larta të mbrojtjes kundër virusit COVID-19. Lidhur me këtë duket se nuk ka prova që efikasiteti është më i keq në moshat më të vjetra, sugjeron analiza primare për fazën përfundimtare të studimit, njofton Klan Kosova. Moderna tha se analiza e fazës tre të studimit COVE të kandidatit për vaksinë, e quajtur mRNA-1273, që kishte 30,000 pjesëmarrës – përfshinte 196 raste të Covid-19, nga të cilat 30 raste ishin të rënda. Efikasiteti i vaksinës kundër sëmundjes ishte 94.1 për qind dhe efikasiteti i vaksinës kundër Covid-19 të rëndë ishte 100 për qind, deklaruan nga kompania. Mbretëria e Bashkuar ka siguruar shtatë milion doza të vaksinës nga firma amerikane – e mjaftueshme për rreth 3.5 milionë njerëz. Ai shtoi se vaksina në përgjithësi tolerohet mirë pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë së identifikuar deri më tani. Studimi ka tejkaluar dy muajt e ndjekjes mesatare pas vaksinimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.