Modelja vietnameze ndëshkohet për veshjen ‘fyese’ në Kanë (FOTO) NULL NULL 09.06.2019 20:00 09.06.2019 20:00 Dizajnerja Ngoc Trinh, e cila u paraqit në Kanë muajin e kaluar me një fustan që mbulonte vetëm pjesët intimet të saj, është duke u përballur me një gjobë në vendin e saj – Vietnam, pasi shkaktoi zemërim në publik. Veshja e saj përbehej nga një material i hollë që tregonte pothuajse të gjithë trupin e saj. Sipas një raporti, ‘veshja e Trinh ishte ofenduese dhe ka shkaktuar zemërim’, tha Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vietnam, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.