Modelja që ecën nëpër qytet pa pantollona (Video) NULL NULL 11/11/2015 11/11/2015 Një grua ka ecur rreth e rrotull Hong Kong-ut e veshur vetëm me një bluzë, një çantë shpine ngjyrë ari dhe një palë çizme, dhe kalimtarët mezi e hetuan, transmeton Klan Kosova. Modelja bjonde, e cila ishte lakuriq nga beli e poshtë, është pikturuar që të duket se kishte të veshur një palë xhinse të ngushta. Një video e publikuar në internet e tregon këtë modele duke ecur pa pantollona nëpër qendra tregtare, duke i përdorur shkallët lëvizëse dhe duke kaluar nëpër rrugë të zëna plot me njerëz, para se ta heqë çantën e shpinës për të zbuluar shkrimin në bluzën e saj në të cilën shkruhej: “Patallonat më të mirë janë ata që s’janë”.