Modelja myslimane amerikane lë modelimin për shkak të bindjeve fetare NULL NULL 26.11.2020 22:27 26.11.2020 22:27 LOS ANGELES, CALIFORNIA - APRIL 25: Halima Aden attends House Of Uoma presents the launch of Uoma Beauty - The World's First "Afropolitan" Makeup Brand at NeueHouse Hollywood on April 25, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images) Modelja amerikane Halima Aden thotë se po braktis pistën e modelimit pasi rrezikon besimet e saj fetare. 23 vjeçarja ka qenë në ballinën britanikëve Vogue, Vogue Arabia dhe Allure, njofton Klan Kosova. Duke shkruar në Instagram, ajo tha se pandemia e koronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të mendojë se cilat janë vlerat e saj si grua myslimane. “Të jesh e mbuluar është me të vërtetë një udhëtim me shumë ngritje dhe ulje”, tha ajo. Halima ka thënë se pranimi i profesionit të modeles ishte në kundërshtim me pikëpamjet e saj fetare dhe se për këtë e fajëson veten. Ajo tha se problemet me të cilat u përballë ishte “mungesa e grave stiliste myslimane” brenda industrisë që mund të kuptonin pse mbajtja e hixhabit ishte kaq e rëndësishme. Ajo ka marrë mbështetje në internet nga motrat modele Bella dhe Gigi Hadid dhe gjithashtu nga Rihanna. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.