Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mocion mosbesimi ndaj Ursula von der Leyen, për çfarë akuzohet ajo?

NULL NULL
07.07.2025 17:24

Eurodeputeti rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea, ngriti mocionin e mosbesimit kundër Ursula von der Leyen.

75 eurodeputetët që nënshkruan mocionin e mosbesimit akuzojnë Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen për mungesë transparence dhe llogaridhënieje, duke mos zbuluar mesazhet e saj me drejtorin ekzekutiv të Pfizer, Albert Bourla, në prag të një marrëveshjeje shumëmiliardë euroshe për vaksinën gjatë pandemisë Covid-19, shkruan Politico, transmeton Klankosova.tv

Ligjvënësit, kryesisht anëtarë të ekstremit të djathtë dhe nacionalistë nga Gjermania, Polonia dhe Rumania, akuzojnë gjithashtu von der Leyen për ndërhyrje në zgjedhjet gjermane dhe rumune nëpërmjet kufizimeve të votës dhe anulimeve të votave sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale. Ata nuk kanë paraqitur prova për akuzat e tyre.

Ata gjithashtu dënojnë përdorimin nga Komisioni të një shtegu ligjor parlamentar për të përshpejtuar lirimin e 120 miliardë eurove për shpenzimet e mbrojtjes. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.