Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MKRS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik të Prishtinës

NULL NULL
17.09.2020 14:21

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti dhe Instituti Alnanologjik i Prishtinës, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, që ka për qëllim të promovojë sa më shume trashëgimin kutlurore të vendit.

Pas nënshkrimit të memorandumit Dumoshi tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është realizimi i interesave të dyanshme në fushën e ruajtjes, mbrojtjes dhe komunikimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

“Pas nënshkrimin të këtij memorandumi na mundësohet realizimi i aktiviteteve dhe hulumtimeve shkencore me rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pjesë e fushëveprimtarisë dhe programeve të punës të të dyja institucioneve në fushat specifike studimore si në etnologji, folkloristikë, etnomuzikologji dhe arkeologji” tha ministrja Dumoshi.

Ajo tutje tha se në kuadër të muajit të trashëgimisë jemi të përkushtuar maksimalisht që ta ruajmë dhe promovojmë kulturën dhe traditën e vendit tonë.

Ndërkaq, drejtori i institutit Albanologjik të Prishtinës Hysen Matoshi, falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe tha se me pas nënshkrimit të këtij memorandumi do të realizojmë programe të përbashkëta për ruajtjen, mbrojtjen dhe komunikimin e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.