MKRS ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

MKRS ndan çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore

NULL NULL
1 month më parë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot çmimet në fushën e trashëgimisë kulturore. Çmimi për veprimtari jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae” postmortum është ndarë për rapsodët Salih dhe Feriz Krasniqi. Çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeçovi”, i është ekipit realizues të projektit “Kujtesa e Kosovës rrëfimi i 100 pleqve e plakave të Kosovës”.

Çmimi vjetor për veprën shkencore “Zef Mirdita”, u është ndarë Kujtim Rrahmanit dhe Arbër Sadikut, ndërsa, çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukriu”, është ndarë për drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre çmimeve që u mbajt në parkun arkeologjik Ulpiana, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se pjesa më e madhe e çmimeve të ndara sot i kanë dhënë rëndësi pjesës së trashëgimisë shpirtërore.