Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“MKRS-ja ka gabuar, shkëputja e kontratës nuk bëhet për dëme të vogla”, flet avokati (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 07.12.2023 20:07

Në një rrëfim për KIKS Kosovën, Korab Rudari akuzon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vendin në të cilin për 7-vite punoi si rojë sigurie, se ia shkëputën kontratën padrejtësisht.

MKRS kontratën e Rudarit e shkëputën pa asnjë paralajmërim, mbi faktin se në natën e 31-tetorit kur ai kishte ndërrimin e natës, një gyp kishte shpërthyer brenda objektit dhe kishte shkaktuar dëme.

Në një intervistë për KIKS-in, avokati Skender Musa e quan gabim të ministrisë shkëputjen e kontratës së Rudarit.

Një veprim i tillë, sipas Musës, merret vetëm në rastet kur dëmet janë shumë më të mëdha dhe një gjë të tillë e vërteton edhe komisioni i cili nuk u formua asnjëherë për rastin e Rudarit.

“Largimi nga puna mundet edhe të vie në momentin kur edhe komisioni e vërteton që dëmet, të cilat duhet të jenë shumë më të mëdha se ky i këtij rasti, janë shkaktuar si pasojë e mospërgjegjësisë së personit. Për këtë rast nuk është formuar as ky komision, andaj Ministria ka gabuar shumë duke e shkëputur këtë kontratë”, tha Musa.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.