MKRS: Flamuri në Kala të Novobërdës s’është hequr – ky objekt është dhe mbetet i Kosovës NULL NULL 17.08.2019 12:13 17.08.2019 12:13 Dje në media është raportuar për heqjen e flamurit të Kosovës nga Kalaja e Novobërdës. Madje u pretendua se flamuri kosovar u zëvendësua me atë të serbëve. Pas marrjes së këtij lajmi sot në vend të ngjarjes kanë dalë zyrtarë nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit. Drejtori për Trashëgimi Kulturore në këtë ministri, Ismet Hajrullahu, i ka thënë Klan Kosovës se flamuri i Republikës së Kosovës nuk është larguar fare nga kalaja. Tutje Hajrullahu tha se ky objekt është dhe mbetet i shtetit të Kosovës dhe flamuri në të është duke qëndruar që nga muaji maj i këtij viti. Se nuk u largua simboli i shtetit te Kosovës nga aty e konfirmoi edhe punëtori i sigurimit në këtë objekt. Ai se e mbikëqyrin 24 orë objektin dhe se lajmet për vendosjen e një flamur serb janë vetëm gënjeshtra. Pas kësaj situate policia nga Gjilani ka dërguar një patrullë e cila po qëndron aty që nga mbrëmë për çështje sigurie. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i ka thënë Klan Kosovës se ky patrullim bëhet vazhdimisht në këtë pjesë ku edhe përfshihet kalaja. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 12 minuta më parë