Mjet shpërthyes në rrugën “Agim Ramadani” NULL NULL 05.05.2015 21:09 05.05.2015 21:09 Dyshohet për një mjet shpërthyes të vendosur në rrugën “Agim Ramdani” në Prishtinë. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti. “Policia është duke hetuar rastin. Deri më tani ka pranuar informacionin se një mjet shpërthyes është vendosur nën kontejnerë që gjenden në rrugën ‘Agim Ramadani’”. Sipas Ahmetit, ky mjet shpërthyes ende nuk është larguar nga vendi për shkak të hapësirës së madhe të lokacionit. Hapësira për momentin është nën menaxhimin e forcave të rendit. Me këtë rast policia i ka udhëzuar kalimtarët që të kalojnë nga rruga “Bajram Kelmendi”. Më poshtë është videoja direkt nga vendi i ngjarjes sjellur nga gazetarët e Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 23 orë më parë