Mjet shpërthyes në oborrin e një lokali të natës afër Prishtinës NULL NULL 29.10.2020 00:34 29.10.2020 00:34 Në oborrin e lokalit të natës “Shqiponja”, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, është hedhur një mjet shpërthyes. Personi që dyshohet se e ka hedhur mjetin shpërthyes ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prishtinës, por i njëjti është ndaluar afër rrethit të QMI-së. Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. “Policia e Kosoves në rr. Ferizaj – Prishtinë, iu është përgjigjur një rasti nën dyshimin se një person dyshohet se ka hedhur nga vetura një mjet të dyshimtë shpërthyes, dhe me veture ka ikur në drejtim të Prishtinës”. “Pas një bashkërendimi të shpejtë të veprimeve ndërmjet njesiteve policore, vetura e dyshuar është ndaluar afër rrethit të QMI-së për verifikim dhe njesitet policore janë duke zhvilluar veprime hetimore dhe operacionale për të verifikuar dyshimet e ngritura se a ka pasur ndonjë hedhje të mjetit të dyshimtë shpërthyes apo për çfarë bëhet fjalê saktësisht”. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe është raportuar vetëm për dëme materiale. Motivet e këtij rasti nuk dihen akoma, derisa Hoxha ka thënë se deri në mbledhjen e dëshmive relevante nuk mund të flitet më tepër. Ekipi i Klan Kosovës është në vend të ngjarjes dhe nga atje ka raportuar se aty ndodhen njësitet relevante të policisë, prokurori i rastit dhe ekipi i forenzikës të cilët janë duke mbledhur dëshmi për hetimin e mëtutjeshëm të rastit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.