Mjerimi i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjerimi i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

NULL NULL
02.05.2015 21:43

Në një video të dërguar në adresën e BalkanWeb të regjistruar ditën e sotme në Dortmund, shihet qartë mjerimi në të cilin i kalojnë azilantët ditët në Gjermani azilantët nga Shqipëria.

200 emigrantë shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit në Dortmund të Gjermanisë janë strehuar në disa kontejnerë. Në çdo ndarje jetojnë 6 persona, kanë një kuzhinë të përbashkët dhe një dush.

Personi që ka dërguar videon shpjegon se pamjet në fjalë nuk janë të një kampi për refugjatë por një qendër banimi të ngritur nga komuna për të përballuar fluksin e personave që vijnë për të kërkuar azil ekonomik.

Në këta kontejnerë janë vendosur edhe njerëz të sëmurë, gra, e fëmijë. Sipas personit që ka dërguar videon, azilantëve që jetojnë në këto kontejnerë u duhet të ecin 100 metra për të shkuar në tualet.