Mjeku kosovar në Gjermani tregon për eksperiencën e vaksinimit kundër COVID-19 (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 23.01.2021 13:53 nga Arbreshë Uka 23.01.2021 13:53 Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, para katër ditësh e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech. Mantelbardhi Pllana, i cili është duke specializuar për anesteziologji dhe punon në spitalin “St. George Klinikum” në qytetin e Eisenach, ka bërë me dije se vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë në Gjermani ka filluar më 27 dhjetor. Ai po ashtu ka sqaruar se marrja e kësaj vaksine nuk është obligative, por është në bazë vullnetare. Pllana, në një intervistë për Klan Kosovën, ka treguar së në muajin shkurt do ta marrë edhe dozën e dytë, derisa thekson se nuk ka pasur dilema e as frikë rreth kësaj vaksine. Mjeku nga Kosova, mes tjerash, ka treguar se edhe shteti gjerman ka telashe me sigurimin e kësaj vaksine të shumëkërkuar për shkak të kushteve specifike. Ai ka treguar po ashtu se Gjermania e kishte arritur pikun e infeksionit me koronavirus në muajin janar ku ka ndodhur që edhe disa spitale të mos pranojnë pacientë të prekur me COVID-19 për disa ditë dhe që të njëjtit të transferohen në spitalet e tjera të zonës. Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me Dr.Kujtim Pllana: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 52 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë