Mjeku e infermieri përleshen për “emergjencën” e një rasti (VIDEO)

Mjeku e infermieri përleshen për “emergjencën” e një rasti (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 2 months më parë

Në orët e mëngjesit, në Klinikën e Emergjencës në QKUK, ndodhi një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit së Emergjencës, Basri Lenjani, i cili rastin e ka raportuar edhe në menaxhmentin e ShSKUK-së, thuhet se një infermier i kësaj klinike është sulmuar nga një mjek specializant, ortoped rreth orës 09:15.

Deri tek kjo sipas burimeve brenda Klinikës së Ortopedisë ka ardhur për shkak se infermieri B.J ka dashur ta hapë rastin për një pacient për trajtim si rast urgjent, ku kjo u kundërshtua nga specializanti i ortopedisë, SH.M, ngase sipas këtij nuk ishte rast emergjent, njofton Klan Kosova.

Se ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën dhe këso ankesa nga mjekët, e pohon edhe vet kreu i OMK-së, Pleurat Sejdiu.

Siç merr vesh Klan Kosova, aty nuk pati sulm fizik dhe as nuk eskaloi situata, ngase punëtorët e sigurimit kishin reaguar menjëherë, mirëpo rasti u raportua tek organet e rendit, ku të dy punëtorët shëndetësorë u shoqëruan në polici.

Këtë akt e kanë dënuar të dy odat, si ajo e mjekëve dhe e infermierëve, të dy këto kërkojnë hetim të rastit.

Klan Kosova ka kontaktuar palët e përfshira në këtë incident, mirëpo infermieri ka qenë i paqasshëm kurse mjeku përmes telefonit ka bërë me dije se ai ndjehet i sulmuar dhe se gjithçka do të sqarohet pasi nga kamerat e sigurisë.