18:30, 15 Prill 2019

Një mjek holandez i fertilitetit, i cili është akuzuar për përdorimin e spermatozoidëve të tij për mbarësimin e pacientëve pa pëlqimin e tyre, është konfirmuar si babai i 49 fëmijëve.

Testet e ADN-së zbuluan se Jan Karbaat, i cili vdiq dy vjet më parë, mbarsoi nënat në klinikën e tij në Bijdorp, pranë Roterdamit.

Rezultatet u konfirmuan të premten pasi gjykatësit lejuan publikimin e këtyre të dhënave.

Një nga fëmijët, me emrin Joey, tha se ai tashmë mund të vazhdojë jetën i qetë pasi kuptoi pëfundimisht se Karbaat ishte babai i tij.

“Pas një kërkimi prej 11 vjetësh mund të vazhdoj jetën time. Jam i kënaqur që më në fund kam qartësi”, tha ai për median holandeze NOS.

Tim Bueters, avokati që përfaqësonte 49 fëmijët, tha se ishte i kënaqur me rezultatin e çështjes pas disa vjetësh pasiguri.

“Kjo do të thotë se ka qartësi përfundimtare për fëmijët” deklaroi Bueters.

Karbaat u dërgua për herë të parë në gjykatë në vitin 2017 nga një grup fëmijësh që erdhën në jetë pas mbarësimit në klinikën e tij dhe prindërve të tyre mbi dyshimet se ata kishin lidhje.

Të dhënat dhe gjësende u konfiskuan nga shtëpia e Karbaat pas vdekjes së tij në prill të 2017’ës në moshën 89 vjeçare.

Konkurs Pune

Lexo më shumë