Mjekët tregojnë arsyen pse të gjithë meshkujt duhet të kenë mjekër NULL NULL 29.11.2021 18:05 29.11.2021 18:05 Dimri ka ardhur dhe për shumë meshkuj rritja e mjekrës është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur fytyrën tuaj të ngrohtë. Por, një ekspert në fakt ka pohuar se rritja e mjekrës mund të jetë e mirë për shëndetin tuaj. Dr.Karan Rajan tha se fytyrat e rruara kishin tre herë më shumë gjasa të mbanin MRSA. MRSA është një superbakter bakterial vdekjeprurës që është rezistent ndaj një numri antibiotikësh dhe tepër i vështirë për t’u trajtuar. Bakteret barten në lëkurë dhe brenda hundës e fytit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. “Mjekra në fakt mund t’ua bëjë lëkurën super të butë”, shtoi tutje Rajan. Tutje, ai shtoi se ka prova që të kesh qime në fytyrë redukton ekspozimin ndaj dritës ultravjollcë me një të tretën në krahasim me fytyrat e rruara pastër.
Big Brother VIP "Andi është piuni më i madh i Stresit brenda BBVK-së", thotë Xhuli (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023