Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët në ShBA kryejnë transplant të rrallë të laringut te pacienti me kancer

NULL NULL
10.07.2024 22:02
Marty Kedian
Marty Kedian

Prej vitesh, Marty Kedian kishte mbetur pa zë.

Ai i është nënshtruar dhjetëra operacioneve teksa po trajtohej për një formë të rrallë të kancerit të laringut.

Si rezultat, atij iu hoq zëri – së bashku me aftësinë për të gëlltitur dhe marrë frymë normalisht.

“Isha gjallë, por nuk po jetoja”, tha Kedian. “Më pëlqen të flas me njerëz kudo që shkoj, dhe thjesht nuk mundem. U ndjeva çuditëm dhe nuk doja të dilja askund”, u shpreh ai.

Ishte krejtësisht jashtë karakterit për Kedianin, zakonisht si person shoqërues.

“Unë jam ai djalë në lojën e bejsbollit që nuk njeh askënd që ulet rreth tyre”, tha ai. “Dhe në fund të lojës, unë bëhem mik me të gjithë në seksionin tim”, theksoi ai.

Tani, Kedian mund të rikthehet në rolin e tij të llafazanit të dashur, falë një transplanti total të laringut që mori në klinikën Mayo, raporton Upi, transmeton Klan Kosova.

Ai është pacienti i parë aty që i nënshtrohet një transplanti total të laringut dhe vetëm personi i tretë në Shtetet e Bashkuara që e ka kryer këtë procedurë, thanë mjekët.

Katër muaj pas operacionit, Kedian mund të flasë, të gëlltisë dhe të marrë frymë vetë.

“Z. Kedian ka rifituar tashmë rreth 60% të zërit të tij, gjë që nuk do ta mendoja se do të ndodhte për të paktën një vit. Ai ende flet me të njëjtin zë dhe theks të Bostonit që kishte para kancerit”, tha Dr. David Lott, kryetar i kirurgjisë otolaringologjike të kokës dhe qafës në klinikën Mayo në Arizona.

“Ai gjithashtu mund të hajë hamburgerë, makarona dhe djathë, pothuajse çdo gjë dhe të gëlltisë pa problem”, shtoi ai në një njoftim. “Frymëmarrja e tij gjithashtu vazhdon të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme”.

Gjashtë kirurgë në Mayo kryen procedurën 21-orëshe, e cila përfshinte jo vetëm laringun, por të gjitha gjëndrat, enët e gjakut, nervat dhe rrugët e frymëmarrjes që lidhen me të. Kirurgët fillimisht hoqën laringun kanceroz të Kedianit, më pas e zëvendësuan me një transplant të dhuruar.

Kedian u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2013, kur kërkoi kujdes mjekësor pasi vuri re se kishte probleme me gëlltitjen e ushqimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.