Mjekët në Podujevë protestojnë kundër arrestimit të kolegut të tyre NULL NULL 16.04.2021 11:36 16.04.2021 11:36 Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë protestuar kundër arrestimit të kolegut të tyre, pulmologut Ibrahim Hoti. Kolegu i Hotit, Hasan Asllani në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se nuk do të lëvizin nga kërkesat e tyre deri në lirimin e tij. Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasditen e së enjtes pasi që ai në një video shihej duke refuzuar që t’i ofroj ndihmë mjekësore një qytetari nga Podujeva, transmeton Klan Kosova. Pas kësaj, mjeku ishte ndaluar për 48 orë. Podujevë: Suspendohet mjeku që s’e trajtoi pacientin e moshuar (VIDEO)