Mjekët i kishin thënë Pacollit se s’do të punonte më kurrë pas lëndimit serioz NULL NULL 20.02.2023 21:17 20.02.2023 21:17 Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer se si pas një lëndimi serioz mjekët i kishin thënë se nuk do të mund të punonte më kurrë. Mirëpo, ai e ka bashkëngjitur në shkrimin e tij në Facebook edhe një foto ku shihet duke bartur një pajisje mjekësore gjatë ditëve kur po kurohej, duke e festuar ditën kur nuk kishte më nevojë për trajtim. “Dikur mjekët menduan se kurrë nuk do të mund të punoja përsëri, por Zoti donte diçka tjetër. Sot para 43 viteve u lirova nga ky konstruksion dhe munda te lëviz pa probleme”, ka shkruar Pacolli në Facebook. “Jam mirënjohës për çdo moment të jetës sime”.
Kosova Hoti për 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin: Janë jorelevante – dialogu kishte strukturë më të mirë në qeverinë e kaluar 2 months