Mjekët gjumashë? NULL NULL 20.05.2015 17:46 20.05.2015 17:46 Edhe unë kam fjetur (#YoTambienMeDormi) është “hashtagu” më i ri i përhapur nëpër rrjete sociale. Ky hashtag u përhap mes mjekëve dhe erdhi si revoltë e një veprimi të një bllogu meksikan. Bllogu meksikan e postoi një fotografi të një specializanti të mjekësisë duke fjetur gjatë orarit të punës në një spital në Monterrey të Meksikës. Bllogu pos fotografisë, pati edhe shumë akuza për mos kryerjen e punës nga ana e specializantes duke shtuar se shumë pacientë po prisnin për ndihmë. Andaj, mjekët vendosën që të postojnë fotografi të tyre duke fjetur gjatë orarit të punës në mbrojte të koleges së tyre, transmeton Klan Kosova. Poshtë fotografive, ata vendosën edhe mbishkrime të tyre. Kjo është fotoja e specializantes në gjumë. Mjekët gjithandej botës punojnë shumë orë jashtë orarit. Disa mjekë punojnë edhe nga 36 orë në ndrrim, ose bëjnë 80 orë punë në javë. “Ne jemi njerëz, jo makina” klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.