Mjekët australianë do t'i operojnë 29 fëmijë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët australianë do t’i operojnë 29 fëmijë

NULL NULL
05.05.2015 10:52
29 fëmijë kosovarë do të përfitojnë nga një ekip i mjekëve australianë

Një ekip i mjekëve nga Australia do të operojnë 29 fëmijë në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK.

Sipas zyrës për media të këtij institucioni shëndetësor gjatë gjithë javës do të ketë diskutime lidhur me rastet që do të operohen para dhe pasdite, ku do te marrin pjesë gjithë mjekët rezident dhe specialistë te Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ekipi australian mjekëve do të qëndrojë në Kosovë 10 ditë me qëllim të operimit të 29 fëmijëve me anomali të rënda të traktit urinar dhe anomalive anorektale.