Mjekët amerikanë ua shëndoshin sytë klinasve (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mjekët amerikanë ua shëndoshin sytë klinasve (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 17.05.2023 20:24

Qytetarët e komunës së Klinës për dy ditë radhazi kanë pasur mundësinë e kontrollimit te ekipet mjekësore amerikane të cilat kanë qëndruar në QKMF-në e këtij qyteti.

Rreth 300 pacientë në ditë kanë marrë trajtim falas në disa fusha, derisa kjo u bë e mundur përmes bashkëpunimit mes “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga ShBA-ja, Komunës së Klinës dhe Kishës Protestante Ungjillore “Rilindja e Klinës”, raporton Klan Kosova.

Përveç kontrolleve, pacientët kanë marrë edhe syze falas e po ashtu edhe barna.

Sipas drejtueseve të QKMF-së, nga amerikanët kanë marrë premtime se në rast se te dikush vërehet diagnozë e veçantë, do tentohet që t’i mundësohet trajtimi edhe në ShBA.

Gjatë së enjtes, ekipet do qëndrojnë në Gjakovë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv