Mjaltë dhe kanellë shëruese e shumë sëmundjeve NULL NULL 03/10/2015 03/10/2015 Përzierja e mjaltit me kanellë është një përzierje e cila shëron një numër të madh sëmundjesh. Shkencëtarët në bazë të studimeve të shumta kanë dalë në përfundim se disa nga sëmundjet që shërohen përmes kësaj përzierje janë; Sëmundjet e zemrës Përgatitni pastë nga mjalti dhe kanella dhe vendoseni në bukë në vend të xhemit dhe e hani për kafjall. Hulumtimet kanë vërtetuar se një kafjall si ky ul kolesterolin dhe rrezikun nga sulmet në zemër. Kafshimi nga insektet Merrni pak mjaltë dhe ujë të vakët dhe shtoni një lugë kanellë. Përzieni pastën dhe e vini mbi hapësirën e kafshuar nga insektet. Dhimbja zhduket për dy minuta. Artriti Personat që vuajnë nga artriti mund të marrin për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, 250 ml ujë të ngrohtë me 2 lugë mjaltë de 1 lugë kanellë. Nëse merret rregullisht, mund të zbutet edhe artriti kronik. Rënia e flokëve Personat që vuajnë nga humbja e flokëve, para pastrimit të flokëve ta vendosni një përzierje nga vaji i ullirit, 1 lugë mjaltë, 1 kanellë dhe pas 15 minutave ta shpëlajnë. Dhimbjet në bark Kanella dhe mjalti, kur merren së bashku, qetësojnë lukthin e irrituar dhe ndihmojnë në shërimin e të thatit në lukth./albeu.com
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022