Mitrovicë: Vdes pas sulmit me thikë, të dyshuarit në arrati NULL NULL 30.10.2021 08:56 30.10.2021 08:56 Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë, ku viktima është sulmuar me thikë. Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit gjenden në arrati, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati”. “Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Tutje, policia ka bërë të ditur se njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet.