0:38, 15 Korrik 2020

Një 35 vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës pasditën e sotme.

Nga lëndimet e marra viktima nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në QKUK, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Ngjarje është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:00, në Mitrovicë, ku në vendin e punës aksidentalisht viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, si pasojë disa orë më pas nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur”, deklaroi Zahiti.

Zahiti mes tjerash tregoi se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Konkurs Pune

Lexo më shumë