Mitrovicë, lëndohet pasi e zë dheu i shembur NULL NULL 28.05.2020 10:56 28.05.2020 10:56 Një person dje në Mitrovicë ishte lënduar për shkak se derisa ishte duke punuar ishte zënë nga shembja e dheut. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se: Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një kompani, gjatë gërmimit-hapjes së kanalit për kanalizim nga shembja e dheut është zënë dhe ka pësuar lëndime trupore. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024