Mitrovicë: Dy persona vjedhin një BMW X5 duke ikur për në veri bëjnë aksident - arrestohen nga policia

Mitrovicë: Dy persona vjedhin një BMW X5 duke ikur për në veri bëjnë aksident – arrestohen nga policia

1 javë më parë

Gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës, dy persona dyshohet se e kanë mashtruar një qytetarë duke ia marrë veturën BMW X5.

Personat pasi e kanë marrë veturën kanë ikur në drejtim të veriut.

Të dyshuarit gjatë rrugës kanë bërë aksident.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.09.2020, rreth orës 15:35, në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini’ Mitrovicë, dy të dyshuarit: G.B., v.l. 1997 dhe E.O., v.l. 1991, e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin BMË X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut. Të dyshuarit, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lart cekur”.

Krasniqi shtoi se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dëgohen në mbajtje për 48 orë”.