23:34, 23 Maj 2020

Që nga fillimi i pandemisë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht kanë bërë thirrje që të shmangen daljet në vende publike panevojë.

Mirëpo në sheshin “Mehë Uka” sonte është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve, njofton Klan Kosova

Në një fotografi që ka siguruar Klan Kosova duket se shumë qytetarë kanë dalë në shesh.

Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili njoftoi se Policia ka intervenuar për të shpërndarë qytetarët.

“Para një ore Policia i ka shpërndarë disa qytetarë duke përfshi edhe sheshin “Mehë Uka”, deklaroi Zahiti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë