Lajmet e fundit

Për këtë strehimore, në emisionin “Ora Shtatë” foli drejtori për Mirëqenie Sociale, Ramadan Beshiri në një intervistë për gazetarin korrespodent të Klan Kosova, Urall Boshnjaku, transmeton Klankosova.tv.
“Strehimorja për viktimat e dhunës ka filluar në vitin 2023, është një projekt i përbashkët me misionin e UNMIK-ut, dhe është një strehë apo shtëpi e sigurt për të gjitha viktimat e dhunës, që përjetojnë dhunë në Mitrovicë të Jugut e rajon. Është një mekanizëm shumë i nevojshëm për Mitrovicën”, u shpreh Beshiri për Klan Kosova.
Ai shtoi se deri në muajin prill, sipas raportit të gjendjes sociale në komunën e Mitrovicës te mekanizmi i dhunës janë regjistruar 18 raste.