Mitrovica përfshihet nga një stuhi e fuqishme me erë dhe shi (VIDEO)

Mitrovica përfshihet nga një stuhi e fuqishme me erë dhe shi (VIDEO)

1 muaj më parë

Në vend janë rikthyer reshjet e shiut.

Teksa reshjet po vazhdojnë në të gjithë vendin, situata në komunën e Mitrovicës është më e rënduar, transmeton Klan Kosova

Qyteti është përfshirë nga një stuhi me erë dhe shi, gjë që ka ndikuar edhe në rënien e dukshmërisë.

Kjo duket edhe nga një video e publikuar nga “Meteo Ballkan”.

Klan Kosova ka provuar të kontaktoj me zyrtarë komunal rreth kësaj çështje mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të çasshëm.