Lajmet e fundit
Mitrovica është përballur dje dhe gjatë mbrëmjes me disa zjarre të përhapura në rajon, duke u shkaktuar punë të madhe ekipeve të zjarrfikësve.
Për shkak të temperaturave të larta, zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar në disa zona për t’i vënë nën kontroll.
Një nga zjarret më të mëdha është regjistruar në Maziq, ku flakët rrezikonin të përfshinin rreth dy hektarë tokë.
“Rreth orës 23:30 të mbrëmjes, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë një zjarr të madh në Mazhiq, i cili ishte gati të përfshinte dy hektarë tokë”, raportoi gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.