Mitrovica merr masa ndaj zhurmagjinjëve NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës ka marrë vendim që t`i ndëshkojë të gjitha ata që e prishin qetësinë publike, përmes zhurmës që shkaktohet nga subjektet afariste që organizojnë mbrëmje muzikore. Drejtori i Inspekcionit të kësaj komune, Naim Hajra, tha se ky vendim është bazuar në ligjin për mbrojtje nga zhurma. “Meqenëse ne kemi tentuar disa herë, që përmes masave më të lehta t’i obligojmë ata që ta respektojnë ligjin dhe meqë ato masa nuk kanë qenë të mjaftueshme që ata t’i binden ligjit, atëherë bazuar në nenin 23, paragrafi 23.1 të ligjit në fjalë, ne do të bëjmë mbylljen e subjektit afarist deri në 8 ditë, në rast se konstatojmë se subjekti afarist ka bërë zhurmë që prish qetësinë e banorëve përreth”, tha Hajra.
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 20 minuta më parë