“Mitropol”: Arrestohet këshilltari i ministrit Peci, i dyshuar për korrupsion sa ishte drejtor në Mitrovicë NULL NULL 14.07.2023 10:59 14.07.2023 10:59 Mëngjesin e sotëm, “Betimi për Drejtësi” raportoi se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës. E pas tij, portali lokal i Mitrovicës, “Mitropol”, ka raportuar se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj. Muzliukaj ishte drejtor në Komunën e Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit. Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit. Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë